Ardian Papagjika thirrje qytetarëve të Sarandë: Votoni nr. 11

22/06/1713:02

Shperndaje:


 Ardian Papagjika u bën thirrje qytetarëve të Sarandës, të majtë e të djathtë, ditën e diel të votojnë nr. 11 në fletën e votimit.
Vota juaj për nr 11 është votë për përfaqësim nga një bashkeqytari juaj, pasi asnjë prej partive të tjera nuk ka në listat e tyre fituese qytetarë nga Saranda, por i kanë vendosur në vendet e fundit për të mbushur listat.
Papagjika premton të bëhet zeri i qytetarëve të Sarandës për të gjitha problemet që shqetësojnë komunitetin, si një zë i munguar perfaqesues i Sarandës.
– Me njihni për përkushtimin dhe humanizmin që më karakterizon dhe të cilin e kam shfaqur ndër vite.
– Gjithashtu për pronarët dhe të përndjekurit askush tjetër më mirë se une nuk mund të jetë zeri juaj përfaqesues, pasi unë jam një prej jush.
– Një apel i vecantë për rininë sarandiote: Të bashkohen dhe të më mbështesin në këtë nismë që kam ndërmarrë, që të rinjtë të mos largohen nga vendi, qyteti, familja dhe miqtë e tyre, pasi unë do të bëj të mundur rikthimin e miqve të mi norvegjezë për të investuar në Sarandë, ku punësimi i të rinjve do të jetë prioritet.
Ardian Papagjika fton të gjithë qyterarët nga Himara në Konispol të mos hezitojnë të votojnë numrin 11 në fletën e votimit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Booking dhe Airbnb në “lupën” e Tatimeve, nisin verifikimet për të ardhurat e padeklaruara
Më kërkojnë 2 hyrje për hipotekimin e godinës, 1 kryetari i Bashkisë, 1 drejtori i Hipotekës
Bar Restaurant Riviera në Ksamil kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
Po filmonte te porta e shembur e Kakomesë, dhunohet 46-vjeçari
Taverna AFA në Ksamil kërkon të punësojë Kamarier
Delvina proteston në dyert e Bashkisë Sarandë: Kërkohet rishikimi i vendimit për Terminalin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.