Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Sarandës: Hiqet sekuestrimi për pallatin 7-katësh

18/02/2520:12

Shperndaje:

Gjykata e Apelit rrëzon vendimin e Gjykatës së Sarandës: Hiqet sekuestrimi për pallatin 7-katësh

 

Një vendim i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar plotësisht rrjedhën e një çështjeje të bujshme në Sarandë, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë. Vendimi i Apelit ka urdhëruar heqjen e sekuestrimit për një pallat 7-katësh të ndërtuar nga biznesmeni 68-vjeçar Pando Papuçi, i cili më herët ishte dënuar për “ndërtim të paligjshëm”.

Në prill të këtij viti, Gjykata e Sarandës, e shpalli fajtor Papuçin për akuzën e “ndërtimit të paligjshëm për qëllime fitimi”, bazuar në nenin 199/a/4 të Kodit Penal. Si pasojë, ai u dënua me 2 vite burg, ndërsa kompania e tij “2P-SJ” sh.p.k. u shpall përgjegjëse për të njëjtën vepër penale dhe iu dha dënimi i “mbarimit të personit juridik”.

 

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të objektit 7-katësh, i cili ndodhet në hyrje të Sarandës dhe ishte ndërtuar nga subjekti “2P-SJ” sh.p.k.

 

Një detaj i rëndësishëm në këtë çështje është se Prokuroria e Sarandës, kishte kërkuar një masë më të lehtë për Papuçin. Konkretisht, Prokuroria kishte propozuar një dënim prej 5 vitesh burg, i cili pas uljes prej 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të konvertohej në shërbim prove dhe heqjen e sekuestros preventive dhe vijimin e procedurave administrative.. Megjithatë, Gjykata e Sarandës vendosi një dënim më të rëndë, duke e dënuar përfundimisht Papuçin me 2 vite burg efektiv.

 

Pretendimet e Prokurorisë dhe qëndrimi i Apelit

 

Një nga çështjet kryesore të debatit gjatë procesit gjyqësor ka qenë vlera juridike e një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Administrative, e cila kishte shtyrë vlefshmërinë e lejes së ndërtimit të Papuçit. Prokuroria e Sarandës, që në fillim të procesit, ka pretenduar se ky vendim nuk duhej zbatuar dhe se ndërtimi ishte i paligjshëm.

Por, Gjykata e Apelit ka rrëzuar këtë argument, duke e cilësuar si një qëndrim që cenon sigurinë juridike. Në vendimin e saj, Apeli thekson se aktet gjyqësore të formës së prerë janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet, përfshirë edhe organet e drejtësisë. Rrjedhimisht, refuzimi për të njohur vendimin e Gjykatës Administrative nga Prokuroria është cilësuar si një shkelje e parimit të sigurisë juridike, gjë që ka ndikuar në rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë.

 

Gjykata e Apelit ka dhënë një vlerësim të fortë, duke theksuar se:

 

“Vlerësimi i ndryshëm i prokurorit në raport me vendimin gjyqësor, jo vetëm që është i papranueshëm, por përbën një sjellje të paligjshme e cila, në kushte të caktuara, ndëshkohet edhe nga vetë ligji penal.”

Gjithashtu, Apeli ka qenë i qartë se asnjë prokuror nuk mund të pretendojë që vendimet gjyqësore të mos zbatohen, sepse moszbatimi i tyre sjell ndëshkime nga ligji penal. Ky qëndrim i Apelit thekson rëndësinë e respektimit të vendimeve gjyqësore dhe shmangien e interpretimeve të njëanshme nga organet e akuzës.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste
Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut
Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit
Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.