Apeli refuzon kërkesën dhe lë në qeli “gjyshen hero-inë” dhe birin e saj – VIDEO

27/03/2418:48

Shperndaje:

Gjykata e Apelit ka lënë në burg babanë dhe gjyshen të cilët akuzohen se shfrytëzonin për të fituar nga klikimet në Tik-Tok një 10-vjeçar, duke e bërë pjesë të bisedave banale. 

“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale A. K, dhe N. R, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë.. Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fatri Islamaj,  vendosi: Miratimin e vendimit nr. 22, datë 22.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat”, njofton Gjykata.

Denoncimin e ka bërë në policinë e Beratit, nëna e të miturit, e cila humbi kujdestarinë e tij pas divorcit. Ajo ka parë të miturin teksa shfaqet në video duke përdorur fjalë denigruese dhe banale në profilin e babait të tij 44-vjeçar dhe gjyshes në rrjetin social Tiktok


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bashkia Sarandë pranon se nuk bëri dëgjesë publike për tjetërsimin e Eco Kampusit – VIDEO
Dream Hotel Saranda kërkon të punësojë Recepsioniste dhe Sanitare
Një kandidat: PD Sarandë mobilizohet për pjesëmarrje masive në votimin për Berishën
Agjencia Turistike LEKA TOURS kërkon Guide turistike në Sarandë
Peshkatarët në Limion heshtin nga frika: Këta urdhërojnë edhe peshkun të mos futet në rrjetën e atij që ankohet
Art & Tourism Development Group zgjeron ekipin dhe kërkon staf në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.