Anullohet tenderi, në pikëpyetje të madhe përfundimi i rrugës Kardhiq-Sarandë

27/03/1914:52

Shperndaje:


ARRSH ka anuluar tenderin për projektimin e 2 loteve të aksit Kardhiq-Sarandë, ndërsa shkak është bërë mungesa e fondeve që tashmë duhej të ishin vënë në dispozicion.
Sipas shpalljes së publikuar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, njoftimi i fituesit për këtë tender është publikuar më datë 14 janar të këtij viti, por fondet buxhetore nuk janë vënë në dispozicion të institucionit brenda afatit 60 ditor të lejuar për nënshkrimin e kontratës.
Oferta e shpallur fituese kishte një vlerë prej 19.83 mln lekë, ndërsa kishte si objekt projektimin e lotit 2 të këtij aksi si dhe rishikimin e projektit për lotin 7 që përshin tunelin.
Sipas dokumenteve të tenderit gjatë kohës së shpalljes, për ta bërë këtë aks rrugor sa më të asksesueshëm dhe efiçent është i domosdoshëm projektimi i dy segmenteve të reja rrugore, përkatësisht ai Shijan-Ura e Gajdarit me gjatësi rreth 5.7 km dhe Shijan – hyrje qyteti Delvinë, me gjatësi 6.8 km, që përfshijnë pikërisht lotin 2.
Ndërkohë që, sa i takon tunelit, ARRSH argumenton se ai ka një gjatësi prej 1 km dhe projekti është hartuar në vitin 2008. Por përgjatë gjithë kësaj periudhe 10- vjeçare, mund të kenë ndodhur ndryshime si në kushtet e zbatimit te punimeve ashtu dhe për hapjen e tunelit dhe për këtë arsye ka lindur si nevoje rishikimi i projektit.
Ndërkaq, me anulimin e këtij tenderi autoritetet do të duhet të shpjegojnë procedurat që do të ndiqen në këtë rast, duke qenë se projekti për ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm po avancojnë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ASHK: Tani mund të kontrolloni të dhënat e pronës tuaj edhe nga telefoni – DETAJET
Euro bie, ushqimet më shtrenjtë se në Greqi, qytetarët detyrohen të blejnë në Janinë
Yakuza Umi Restaurant & Sushi në Ksamil kërkon Staf. Ofrohet akomodim
Evazion miliona euro në Sarandë, nën hetim administratorët e “Nikaj” sh.p.k. dhe zyrtarë të Tatimeve
Ardit Bido dhe Sali Berisha përplasen ashpër në Parlament – VIDEO
Ku janë gurët e shkallëve të Sarandës? – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.