Antiterrori blindon kufirin, kontrolle edhe në rrugë

25/10/1917:13

Shperndaje:


Një ditë përpara 1-vjetorit të vdekjes së Kostandin Kacifas, antiterrori ka “blinduar” zonat kufitare të rretheve Sarandë dhe Delvinë.

Sipas informacioneve, ato do të jenë të përqendruar në tre pika kryesore, në Qafë Botë, portin e Sarandës, por edhe në kryqëzimet e rrugëve që cojnë drejt Gjirokastrës, me qëllim ndalimin e hyrjes në Shqipëri të personave të shpallur “non grata” si dhe identifikimi i personave që kanë qenë problematik në varrimin e Kacifas.

Burime bëjnë të ditur se shoqatat patriotike greke, duke përdorur “fuqinë e rrjeteve sociale” kanë bërë thirrje për grumbullimin e sa më shumë të rinjve, nga ku mësohet se të paktën rreth 10 autobusë me mbështetës të tyre, por edhe të Kacifas priten të mbërrijnë në Shqipëri.

Madje, disa ditë më parë, nga personat e shpallur ‘non grata’ nga shteti Shqiptar Harallamb Karathanos me origjinë nga Dropulli, i njohur si ekstremist dhe antishqiptar ka bërë thirrje në rrjetet sociale që të mblidhen sa më shumë grekë për ceremoninë e përvjetorit të parë të vrasjes së ekstremistit Kostandinos Kacifas.

Ndërkohë informacioni më i fundit është se Karathanos është ndaluar në Qafë Botë dhe nuk është lejuar të futet në territorin shwiptar.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pamjet që i thyen zemrën polakut që zgjodhi për të jetuar në Delvinë – VIDEO
Xhama Shehu në Sarandë kërkon të punësojë profesionist në fushën e xhamit
Kadastrat nën hijen e korrupsionit: Hetimet zbulojnë skemat e tjetërsimit të pronave
Vasil Llajo takime me banorët në Finiq: Dëgjova hallet dhe shqetësimet e tyre
Ardit Bido takim me një qytetar në Konispol: Hallet tuaja do të përcillen pranë institucioneve
DEA | FOCUS CineKO në Sarandë – Tre net me kinematografinë shqiptare përtej kufijve

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.