Anila Denaj: Roli i gruas thelbësor për fitoren e PS

31/03/2115:24

Shperndaje:


.
Anila Denaj: Roli i gruas thelbësor për fitoren e PS
Gratë kanë një rol të rëndësishëm jo vetëm në familje apo komunitet, por edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kandidatja nr.4 për deputete e PS, në Qarkun e Vlorës, Anila Denaj, zhvilloi një takim shumë miqësor me zonja të nderuara të Lagjes 4, Sarandë, që krahas bizneseve të tyre të vogla, mbajnë edhe familjet e tyre.

“Rolin e gruas e konsideroj thelbësor për fitoren e së majtës progresiste, në 25 Prill. Jam këtu si kandidate për deputete për t’i mbështetur dhe inkurajuar”, shpreh kandidatja Denaj, në rrjetet e saj sociale.

Gjatë këtij takimi zonja Denaj vlerësoi se Qeveria Rama dhe Partia Socialiste i kanë dhënë një dimension tjetër përfaqësimit të gruas në politike dhe vendimmarrje.

Ndaj dhe gratë janë një forcë e madhe që dinë më së miri ta tregojnë këtë, tha Denaj, duke kërkuar mbështetjen e tyre për Kandidaten me nr 4 të Partisë Socialiste, në zgjedhjet e 25 Prillit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ndërmarrja e Shërbimeve kërkon 30 punonjës të rinj: Do menaxhojmë Terminalin dhe vendparkimet
Banorët e “Lugut të Dardhës” në Sarandë: Prej 20 vitesh me rrugë të shkatërruar dhe pa ndriçim
ICE ROLL Ksamil kërkon Kasiere, Kamarier/e dhe Hostes
Lyerja me çimento të lëngshme nuk zgjidh problemin, thjesht e fsheh disa ditë – VIDEO
Evis Allushi: Po punojmë për hapjen 24 orë të doganës në Qafë Botë – VIDEO
Market ushqimor JULI kërkon Sistemuese. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.