.
Andri Dhima do të jetë drejtuesi i ri i Kadastrës në Sarandë.
Emërimi i Andri Dhimës në këtë pozicion ka ardhur pas transferimit të drejtueses së deritanishme Kozeta Statha në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.
Kozeta Statha është shquar për një performacë të shkëlqyer drejtimi edhe në kohën kur ishte drejtuese e Portit të Sarandës dhe më pas në Kadastrën e Sarandës.