Ambasadori britanik: Ju pёrgёzojmё pёr rezistencёn pёr tё mbetur tё pavarur

05/11/2117:33

Shperndaje:

Ditёn e enjte, datё 4 nёntor 2021, Shkёlqesia e tij, Ambasadori Britanik Alistair King-Smith u takua me rreth 30 gazetarё lokalё, pёrfaqёsues tё 12 mediave lokale nga 7 qytete tё Shqipёrisё, pjesёmarrёse nё Programin Media for All, mes tyre edhe Saranda Web . Ata diskutuan se si Raportimi me Qytetarёt e Angazhuar  i ka ndihmuar kёto media tё forcojnё lidhjet me komunitetet vendore. Ata diskutuan mё tej edhe pёr sfidat qё mediat dhe gazetarёt lokalё ndeshin nё punёn e tyre tё pёrditshme.

Instrumenti i Raportimit tё Qytetarёve tё Angazhuar ёshtё njё Platformё online qё ndihmon mediat tё pyesin audiencat pёr cёshtje me interes pёr ta. Gjithashtu, ky ёshtё njё instrument qё u mundёson qytetarёve tё raportojnё nё mёnyrё konfidenciale cёshtje qё i shqetёsojnё.

Shtatё media lokale janё mbёshtetur nga Qeveria Britanike pёr pёrdorimin e kёtij instrumenti. Pёrfaqёsues tё kёtyre mediave ndanё me kolegёt e mediave tё tjera, eksperiencat e tyre, arritjet, por edhe sfidat gjatё zbatimit tё projekteve tё tyre. Cёshtjet e mbuluara nga kёto media nёpёrmjet instrumentit Raportimi i Qytetarёve tё Angazhuar, variojnё nga raportimi i thelluar i cёshtjeve tё komunitetit Rom&Egjiptian; investigimet pёr ndotjen e mjedisit qё kanё shkaktuar reagim tё insitucioneve; rritje e ndёrgjegjёsimit dhe forcimi i debatit publik e mediatik pёr mbrojtjen e tё drejtave tё komunitetit LGBTI; promovim dhe advokim pёr ruajtjen e trashёgimisё kulturore; e deri tek korrupsioni nё shёndetёsi. 

Ambasadori Alistair King-Smith u shpreh : Ne i njohim vёshtirёsitё dhe sfidat me tё cilat mediat lokale hasen cdo ditё nё punёn e tyre, sfida qё lidhen me qёndrueshmёrinё finaciare, kapacitetet dhe qёndrueshmёrinё e burimeve njerёzore, dhe ju pёrgёzojmё pёr rezistencёn pёr tё mbetur tё pavarur, edhe pёrballё  presioneve per ndikim nga njerezit me pushtet politik dhe ekonomik. Pikёrisht pёr kёtё, dhe rolin vendimtar qё gazetaria e mirё dhe objektive ka nё zhvillimin demokratik te vendit, ne zotohemi qё do tё vazhdojmё tё jemi mbёshtetёs tё medias sё pavarur dhe gazetarisё cilёsore nё Shqipёri.

Larisa Halilovic, Drejtuese e Programit Media for All, u shpreh se: “Besimi tek mediat lokale ёshtё shumё i rёndёsishёm. Mbёshtjetja qё Programi Media for All ofron nёpёrmjet trajnimeve, granteve dhe mentorimit tё vazhdueshёm pёr mediat lokale, ka ndikuar nё forcimin e lidhjeve me audiencat pёr tё sjellё ndryshimin nё komunitet. Duke bёrё tё mundur hulumtimin rreth njё cёshtje tё caktuar, mbledhjen e tё dhёnave dhe shembujve konkretё, mediat mundёsohen mё shumё pёr tё advokuar pёr ndryshim nё mёnyrё mё efektive. Tashmё qytetarёt po sugjerojnё tema dhe cёshtje pёr tu trajtuar nga mediat, gjё qё dёshmon pёr impaktin e Instrumentit tё ECR (Raportimi i Qytetarёve tё Angazhuar), instrument qё shpresojme qё kёto media tё vazhdojnё ta pёrdorin dhe nё tё ardhmen”.

Kёshilli Britanik po punon nё bashkёpunim me Rrjetin Ballkanik tё Gazetarisё Investigatve (BIRN), Fondacionin Tomson dhe INTRAC, pёr zbatimin e kёtij Programi tё financuar nga Qeveria e Mbretёrisё sё Bashkuar.

Programi Media for All po bashkёpunon me gazetarё, redaktorё, pronarё mediash dhe audiencat nё tё gjitha vendet e Ballkanit Perёndimor (Shqipёri, Bosnjё dhe Herzegovinё, Kosovё, Malizi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi), duke ofruar mbёshtetje pёr zhvillimin e modeleve tё biznesit, forcimin e lidhjeve mes mediave dhe qytetarёve, mbёshtetjen e mediave rinore dhe gazetarёve tё rinj, si dhe forcimin e raportimit me bazё gjnore. Nё Shqipёri janё mbёshtetur 12 media lokale, mes tyre edhe Saranda Web


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros së Bazës Detare të Limionit
Kishte dëgjuar se këtu s’ka shtet, arrestohet 24-vjeçari nga Belgjika
Një djalë dhe një vajzë 17 vjeçarë procedohen pas sherrit në aktivitetin sportiv
Një tjetër arrestim për dhunë në familje
Dëgjesa publike për Paketën Fiskale dhe Buxhetin e Bashkisë Sarandë për 2025 – LIVE
Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.