Aleksander Lilo, i riu që zbukuron lagjen me lule dhe përjetëson emrat e banorëve në pemë – VIDEO

10/06/2318:27

Shperndaje:

Aleksander Lilo, i riu që zbukuron lagjen me lule dhe përjetëson emrat e banorëve në pemë

Në qytetin e Sarandës, ku hapësirat e gjelbra zvogëlohen vit pas viti, Aleksander Lilo, një i ri banor i lagjes nr. 4 prej vitesh po mbjell lule dhe pemë në çdo cep përreth pallateve. Përgjatë ditëve të fundit Aleksandri ka mbjellë edhe pemë ulliri, duke shkruar në çdonjërin prej tyre emrin e banorëve të lagjes që nuk jetojnë më.

Zydi Bresho thotë se këto hapësira fatmirësisht mbetën pa u betonizuar por duke parë që bashkia nuk kujdesej, ishin banorët ata që filluan të mbjellin lule dhe pemë. Mbjellja e luleve dhe pemëve nga Aleksander Lilo vjen pas një kontributi tjetër të dhënë prej tij disa vite më parë, ku në hapësirat ndërmjet pallateve ndërtoi edhe një minipark për fëmijët e lagjes.

Lefter Baxheri shprehet se të vetmen ndihmë që kërkojnë nga bashkia është lidhja e çezme për vaditjen e luleve, pasi ata aktualisht një pjesë të vaditjes e bëjnë me ujin e bizneseseve të tyre, i cili ka një kosto të lartë.

Vladimir Pasha thotë se mbjellja e luleve dhe pemëve nga Aleksander Lilo ka zbukuruar lagjen e tyre dhe e ka shndërruar në një ambjent të këndshëm, ndaj ai apelon ndaj gjithë banorëve të Sarandës të ndjekin shembullin e Aleksander Lilo dhe të mbjellin lule dhe pemë në çdo cep ku ka hapësira të mundshme.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Nga kënd lojërash në vatër rreziku – Banorët: Bashkia të reagojë para se të jetë vonë
Victoria Boutique Hotel & Restaurant në Sarandë
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf. Nuk ofrohet akomodim
Sulmohet nga qentë, një grua transportohet me urgjencë në spitalin e Sarandës
Del Mar Shop në Ksamil kërkon të punësojë Shitëse. Orari 16:00 – 24:00
Farmaci ILDA në Qafë Gjashtë kërkon Farmaciste ose Ndihmës Farmaciste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.