Alarmi i policisë, në shumë fshatra po përgatitet mbjellje masive e kanabisit


Sot u zhvillua një takim midis Drejtorit të Policisë Vlorë Drejtues Jaeld Çela dhe Prefektes së Qarkut Vlorë Znj. Etjona Hoxha, mbi një temë sensibilizimi Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike “Cannabis sativa”, në të gjithë hapësirën territoriale të Qarkut Vlorë. Në takim morën pjesë edhe  Administratorët e Njësive Administrative të  Sarandës dhe Delvinës, të cilët diskutuan mbi problematikat, risitë dhe marrjen e masave për vitin 2016, me qëllim parandalimin dhe goditjen e personave të cilët kultivojne, nxisin apo favorizojnë kultivimin e bimëve narkotike.
Prefektja Etjona Hoxha ben publik lajmin se shume shpejt fillon nje aksion I madh kunder trafikut te lendeve narkotike.
Hoxha theksoi se policia bashke me kryetaret e fshatrave do rrisin masat per te ndaluar trafikun e narkotikeve.
Drejtori i policise se qarkut Jaeld Cela, sipas Vlora News tha ne kete takim se ka info se shume fshatra po pergatiten te mbjellin kanabis dhe kane siguruar faren te cilen do e mbjellin.Policia eshte e vendosur te luftoje kete fenomen, theksoi drejtori i Policisë së Qarkut.
nenprefektura sarande

 

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë
3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.