Akuzohet si bashkëpunëtor i 2 vëllezërve për minat e telekomanduara, arrestohet 26-vjeçari

Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar gjatë operacionit, për përgatitjen e lëndës eksplozive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Knock out 5”, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasin K. Ç., 26 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, i shtetasve H. O., 61 vjeç dhe H. O., 56 vjeç (vëllezër), të cilët u arrestuan gjatë operacionit, pasi në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë
Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë
Lexoni më shumë
Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit
Lexoni më shumë
Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.