Akuzat e Ristanit për shpronësimin në Sarandë, reagon qeveria: E kishim detyrim ndaj shtetit rumun

23/01/1615:33

Shperndaje:


Pas akuzave të Arben Ristanit ndaj kryeministrit Edi Rama se ka shpronësuar familjen Nesturi në Sarandë, duke dhënë pronën e tyre shteti rumun, ka reaguar qeveria përmes portalit Transparenca.al Lexoni më poshtë reagimin e plotë:

Në sqarim të akuzës së përfaqësuesit të Partisë Demokratike sqarojmë se rasti në fjalë ka të bëjë me pronën e dhuruar nga ish Mbreti Zog studiuesit të njohur rumun Nicolaes Jorga më 5 Maj 1932. Këtë pronë, në vitin 1934, Nicolae Jorga ia ka dhuruar shtetit rumun me qëllim ndërtimin e një instituti albanologjik. Mbi truallin e dhuruar, përpara luftës është ndërtuar një godinë një katëshe e cila njihej si “Instituti rumun”. Ndërkohë që gjatë luftës kjo godinë ka shërbyer si spital ushtarak, më vone si doganë, e në përfundim si godina e Klubit Sportiv Butrinti. Në kuadër të detyrimeve që burojnë nga Traktati i Miqësisë midis Republikës së Shqipërisë dhe Rumanisë, të nënshkruar më 11 Maj 1994, dhe në mbështetje të ligjit nr. 8561, dt 22.12.1999 “Për shpronësimin e pasurive të paluajtshme për interes publik”, qeveria shqiptare ka kryer të gjitha procedurat që parashikohen në këtë bazë ligjore. Çdo përpjekje për keqinformim, është e dështuar pasi të gjitha procedurat e ndjekura për këtë çështje janë kryer në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

Gjithashtu, dëshirojmë të theksojmë se çështja e pronës Jorga është trajtuar nga të gjitha qeveritë shqiptare në këto 15 vitet e fundit. Vlen të kujtojmë se për këtë çështje ish-Kryeministri Berisha, në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit të datës 19.9.2012, ka udhëzuar përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të fillojnë procedurat e shpronësimit dhe kthimin e saj shtetit rumun.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.