AKU zbulon kushtet skandaloze të përpunimit të midhjeve


Operacion i AKU në liqenin e Butrintit për midhjen.Procedohen 7 subjekte dhe gjobiten me nga 300 mijë lekë secili
Një operacion i AKU dega Sarandë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithëshme të AKU,Tiranë, u organizua paraditen e së mërkurës në liqenin e Butrintit. Qëllimi i këtij operacioni ishte për të parë nga afër kushtet e punës, mjediset ku midhja nga guackë kthehet në tul.
U panë kushte jo të përshtatshme higjiene, që në nxjerrje të midhjes nga deti, zierjen dhe kthimin e saj në tul.
Në operacionin e ditës së sotme për kushte jo të përshtashme dhe pa higjenë  u proçeduan 7 subjekte private edhe pse ishin të licensuara dhe u gjobitën me nga 300 mijë lekë të reja secili. U bllokua 50 kg midhje tul si dhe 300 kg guackë, midhje e zier dhe gati për hapje për t’u kthyer në tul.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë
3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë
Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona
Lexoni më shumë
Halil Shabani rrëfen historinë e valles së Osman Takës dhe si e ktheu Taip Madani në valle legjendare
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.