Aksident tragjik në Greqi, trajleri vë para mjetin, 2 shqiptarë të vdekur, rëndë vajza e njërit


Një aksident tragjik me vdekjen e dy shqiptarëve ka ndodhur sot në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se viktima kanë mbetur shqiptarët e moshës 65 dhe 60 vjeç, si dhe është plagosur rëndë vajza 34-vjeçare e këtij të fundit, të cilët janë përplasur nga një trajner, teksa po lëviznin me mjetin e tyre.
Në mjetin e tonazhit të rëndë ndodhej një shtetas grek 64-vjeçar, i cili ka qenë nën efektin e alkoolit, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur dy makina të tjera.
Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia greke ka vënë në pranga shoferin e trajnerit dhe vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Historia rrëqethëse e shqiptarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi, kush i vdiq më parë
Aksidenti tragjik në Greqi iu mori jetën dy shqiptarëve dhe plagosi rëndë vajzën e njërit prej tyre. I afërmi i njërit nga viktimat ka dhënë një rrëfim tronditës për mediat greke.
Ai ka treguar tragjedinë e viktimës, i cili rreth tetë vjet më parë kishte humbur djalin e tij të vogël po në aksident. Ndërsa shumë vite më parë, një tjetër ngjarje tragjike kishte ndodhur në familjen e tij, ku kishte humbur vëllanë.
“Ai është burri i familjes, ka humbur djalin tetë vjet më parë në aksident me makinë. Ka humbur dhe vëllanë shumë kohë më parë. Ai kurrë nuk konsumonte alkool, ishte një nga drejtuesit më të mirë që njoh, familjarët e tij po kalojnë momente tepër të vështira”, tha ai.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Dy të rinj nga Saranda shpëtojnë nga flakët drejtuesin e një automjeti në rrugën Kardhiq–Sarandë
Lexoni më shumë
Rama publikon takimin me një të ri me aftësi ndryshe: Kërkoi të më takonte
Lexoni më shumë
Rama kërcënon protestuesit: Nuk do të flini dot në hotele dhe nuk do të udhëtoni dot me trena
Lexoni më shumë
Rama paralajmëron ligj të ri: Nuk do të lejojmë në protesta persona me fytyrë të mbuluar
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.