Aksident në hyrje të Sarandës, një i plagosur dërgohet për mjekim në Tiranë

Aksident në hyrje të Sarandës, një i plagosur dërgohet për mjekim në Tiranë 
Një aksident automobilistik është regjistruar në hyrje të qytetit të Sarandës, në zonën e Qafë Gjashtës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e një personi.

 

Aksident në hyrje të Sarandës, një i plagosur dërgohet për mjekim në Tiranë

 

Si pasojë e përplasjes, një 40-vjeçar ka mbetur i lënduar dhe është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar, ai është nisur drejt një spitali në Tiranë.

 

Burime bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti. Saranda Web 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.