Aksi rrugor Ura e Gajdarit- Sarandë: Investimi i lënë përgjysmë

01/02/1614:53

Shperndaje:


Vëzhgimi ynë
ura e gajdarit 2AKSI rrugor Ura e Gajdarit- Sarandë: Investimi i lënë përgjysmë. Eshtë një histori disa vjeçare. Ka nisur qysh në vitet 2005 bashkë me fondin e dhënë për rrugën Qaf-Botë ­ Sarandë, Drejtoria e Përgjithëshme e Rrugëve ne Ministrinë e Transporteve, tenderoi edhe fondin për projektin e rrugës hyrëse në Sarande, në një gjatësi rreth 2 km, nga Ura e Gajdarit në kryqëzimin e rrugëve te vendi i quajtur “Rrapi”. Ishte një financim prej mbi 350 milionë lekë. Sot, gati 11 vite pas tenderimit të fondeve për këtë “copë” rruge kemi këtë gjendje.

ura e vjeter Nga Ura e Gajdarit deri në pikën takuese të rrugës drejt qytetit, me rrugën e Bregut, nuk është bërë asgjë domëthenëse, veç zgjerimit të këtij segmenti në kthesat pranë urës dhe ajo që duket, është ndërtuar vetëm ura mbi lumin Kalasë. Bashkia, me fondet e veta ka bërë disa ndërhyrje në segmentin e lënë në mes ,duke mbushur gropa apo asfaltuar një pjesë të saj. Edhe segmenti rrugor , rreth 1.5 km i konsideruar i përfunduar, rezulton të jetë marrë në dorëzim nga Autoriteti Kombëtar i Rrugëve.
Harresa dhe injorimi i kësaj rruge nga qeveritë e viteve të fundit që mbetet në të njëjtën kohë edhe injorim i rrugës hyrëse për në qytetin tursitik të Sarandës. Ndërsa nga ana e pushtetit lokal askush nuk di të thotë një gjë të saktë se kur do të përfundojnë punimet në këtë aks rrugor. Sa për ndriçimin nga Ura e Gajdarit deri në Sarandë kjo është një handikap tjetër që flet tërësisht për injorimin e Sarandës .

ministriMinistri i Transporteve Edmond Haxhinasto i pyetur në lidhje me këtë temë tha se “projektet tona janë përmirësimi i infrastrukturës kudo qoftë, por sigurisht duhet bërë në kohën e duhur, duhet përgatitur projekti dhe pastaj duhet planifikuar investimi”


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të taksave për bizneset që nuk paguajnë në kohë
Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë
Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë
Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore
Ministri kërkon shkrirjen e zinxhirit drejtues të Policisë në Sarandë dhe ngritjen e një Task-Force

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.