Ahmetaj: Në Sarandë do të lejohen kazinotë

25/10/1822:15

Shperndaje:


 

Në ligjin e miratuar këtë të enjte në Kuvend për lojërat e fatit flitet se kazinotë do të lejohen në zonat turistike, për hotelet me 5 yje. Por a do të thotë kjo që tani në qytetet Durrësi, Vlora, Saranda, etj. mund të transferohet biznesi i kazinove?

Për të dhënë një përgjigje sqarues mbi këtë çështje, i ftuar në studion e “Open” ka qenë ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili u shpreh se në zona të caktuara do të përcaktohet edhe numri i licencave për kazino që do të jepen.

“Logjika është me zona të përcaktuar me VKM, jo çdo kush mund të vejë në çdo vend. Përsa i përket resort-kazinove, për shembull me VKM mund të caktohet që zona Vlorë-Sarandë do të ketë 2 kazino, e do të hapet garë se kush hotel me 5 yje do ta marrë këtë licencë, e si do ta marrë këtë licencë”, u shpreh Ahmetaj.

Më tej ministri i Financave sqaroi se në ligj është e sqaruar se jo çdo hotel me 5 yje mund të garojë për një licencë të tillë.

“Në logjikën e turizmit dhe investimeve të hoteleve me 5 yje u është krijuar mundësia për të pasur një licencë kazinoje. Cili është risku i çarjes së kësaj dige, që çdo lloj hoteli mund t’i vinte 5 yje dhe të kërkonte licencën për kazino. Këtë e kemi të zgjidhur, sepse kërkojmë “brand names”, pra emra të regjistruar dhe certifikuar ndërkombëtarisht”, u shpreh Ahmetaj. 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Letra e babait që humbi dy vajzat në aksidentin tragjik: Luftuan të shpëtojnë vëllanë e sëmurë
KT-GREEKALBTASTE sh.p.k. kërkon të punësojë Agjent Shitjesh dhe Ekonomist
Intex Courier kërkon të punësojë punonjës për shërbimin e klientit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh dhe Menaxher Shitjesh
Lavazho në Qafë Gjashtë kërkon punonjës
Jetonte në Britani me identitet tjetër dhe erdhi për pushime në Sarandë, arrestohet

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.