Agjentët e antiterrorit vendosen në kufi. Çfarë po ndodh

23/12/1821:07

Shperndaje:


 

Agjentë të anti-terrorit do të shpërndahen në të gjitha pikat kufitare, portet detare dhe në aeroportin e Rinasit, për të vëzhguar dhe parë nëse në vendin tonë do të tentojnë të hyjnë persona që janë pjesë e grupeve ekstremiste, apo që kanë prirje radikale.

Një plan sekret i Policisë së Shtetit, SHISH, prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të partnerëve europianë, do të vihet në zbatim këtë fundvit. Shqiptarja.com ka mundur të mësojë se agjentë të anti-terrorit do të shpërndahen në të gjitha pikat kufitare, portet detare dhe në aeroportin e Rinasit, për të vëzhguar dhe parë nëse në vendin tonë do të tentojnë të hyjnë persona që janë pjesë e grupeve ekstremiste, apo që kanë prirje radikale.

Ky plan është pjesë e planit të masave që Policia ka ndërmarrë për mbarëvajtjen e festave të fundvitit, por nuk ka detaje për mënyrën e organizimit dhe shpërndarjes së agjentëve në terren. Të njëjtat burime, i konfirmuan Shqiptarja.com, se agjentët e anti-terrorit kanë një listë me persona, shtetas të huaj, të cilët kanë prirje ekstremiste dhe do të bëhet vëzhgimi i pikave kufitare, nëse ndonjë nga këta persona, do të kërkojë të hyjë në Shqipëri.

 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gola dhe spektakël në Sarandë: Butrinti fiton 3-2 ndaj Tomorit – VIDEO
Butrinti – Tomori drejtpërdrejt në Saranda Web,  të hënën më 3 nëntor në orën 13:00
Bujar Leskaj tërhiqet nga Partia Demokratike: “Do lë mandatin për t’i hapur rrugë brezit të ri politik”
Ksamil/ Kishte ardhur disa ditë më parë nga Greqia, 46-vjeçari gjendet i vdekur
Fisnik Selmani rrëfen vitet e punës mësues në Stjar, Delvinë – VIDEO
Bilal Xhaferi – 90 vjet nga lindja e poetit të Çamërisë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.