Reklamë I Love Orange

Adriatik Lapaj pritet në vendlindje me një miting madhështor – VIDEO

Adriatik Lapaj pritet në vendlindje me një miting madhështor – VIDEO

 

Mbrëmjen e sotme, qyteti i Sarandës priti me entuziazëm djalin e tij, Adriatik Lapaj, i cili u rikthye në vendlindje për të drejtuar një miting madhështor në kuadër të nismës qytetare “Shqipëria Bëhet”.

 

Adriatik Lapaj pritet në vendlindje me një miting madhështor - VIDEO

 

Bulevardi qendror i qytetit u mbush me qindra qytetarë që iu bashkuan thirrjes për ndryshim, transparencë dhe shpresë për të ardhmen. Emocioni ishte i dukshëm, jo vetëm për pjesëmarrësit, por edhe për vetë Lapajn, i cili e nisi fjalimin e tij me një përshëndetje të veçantë për qytetin ku ka lindur dhe është rritur.

 

“Të kthehesh në vendlindje me një mision, me një vizion për një Shqipëri ndryshe, është një nga ndjesitë më të forta që mund të përjetojë një njeri,” – u shpreh Lapaj para një turme të entuziazmuar.
“Saranda më ka dhënë frymën e lirisë dhe të drejtësisë, dhe sot vij këtu për të ndezur një dritë shprese për të gjithë ata që nuk janë dorëzuar përballë padrejtësisë.”

 

 

Mitingu u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë dhe qytetare, ku Lapaj foli për domosdoshmërinë e ngritjes së një alternative të pastër, të pakapur nga interesat klienteliste, dhe për rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje.

 

“Shqipëria Bëhet” është një nismë që po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje në mbarë vendin, dhe ndalesa në Sarandë, qytetin e lindjes së liderit të saj, ishte një moment simbolik dhe emocional për shumë pjesëmarrës.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 10:15
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47