Adrian Gurma: Plan për turizëm gjithëvjetor, pas 2 vitesh ujë 24 orë

28/06/1913:00

Shperndaje:


Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Sarandë, Adrian Gurma deklaroi sot se “ka një plan për zgjerimin e sezonit turistik gjatë gjithë vitit përmes një kalendari kulturor eventesh, që do ta bëjnë Sarandën atraktive në çdo kohë”.

Në një intervistë publikuar në ERTV, Gurma foli për nevojat që sot ka Saranda, të cilat ai pretendon t’i kurojë me planet e tij të zhvillimit.

Adrian Gurma, me origjinë nga Saranda, i ka shërbyer për 20 vite si mjek qytetarëve të Sarandës dhe Tiranës, por tashmë kërkon të japë një kontribut edhe më të madh, me të njëjtin përkushtim si të mjekut, për zhvillimin e qytetit si Kryebashkiak i Sarandës.

“Ndërhyrjet e bëra në gjithë këto vite në Sarandë e kanë ngjeshur qytetin dhe hapësirat për ndërhyrje kanë qenë të pakta. Ajo që është emergjente, është fluksi i trafikut rrugor. Ndërhyrja kryesore është në infrastrukturë, e cila duhet të marrë aksesin dhe vëmendjen maksimale nga bashkia. Investimi kryesor është ai në infrastrukturë, duke filluar më rrugën hyrëse nga nëncentrali deri në kanalin e Cukës. Kjo ndërhyrje do të sjellë çlirimin e trafikut në Sarandë sepse një pikë tjetër e rëndësishme e bashkisë Sarandë është edhe Ksamili, fluksi i të cilit kalon nëpër Sarandë. Më këtë arterie do të çlirohet qyteti”, tha Gurma.

Kandidati socialist shtoi se “jemi në fazën e dytë për rrjetin e ujësjellësit dhe pas dy vitesh Saranda do ketë zgjidhur problemin e ujit, për të pasur ujë në 24 orë”.

Ai u ndal edhe të zhvillimi turizmit përmes burimeve të reja njerëzore, siç janë të rinjtë e Sarandës që studiojnë në shkollë profesionale të hoteleri turizmit në Sarandë.

Gurma premtoi se do të ndërhyjë për të unifikuar të gjitha fasadat e qytetit, në mënyrë që kur turistët të vijnë nga deti, të shohin një pamje më dinjitoze të godinave, ndryshe nga kjo e sotmja.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.