A po hapen dyert për punësim parazgjedhor apo njoftime false?! Nga Marinela Pashaj

10/01/2522:00

Shperndaje:

Administrata shtetërore/ A po hap dyert për punësim parazgjedhor apo njoftime false? Nga Marinela Pashaj

 

Administrata shtetërore duket se është vënë në veprim në këta muaj parazgjedhor duke bërë publike disa njoftime për vende të lira pune. Strategjia për të punësuar të rinj para zgjedhjeve duket së është vënë në zbatim edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, e cila më datë 27 nëntor 2024 ka hapur një thirrje për aplikime në kuadër të projekteve të reja duke kërkuar të punësojë profesionistë për pozitat e mëposhtme:

 

A po hapen dyert për punësim parazgjedhor apo njoftime false! Nga Marinela Pashaj

 

– Kimistë
– Menazher i mediave sociale
– Gazetarë audiovizivë me njohuri në histori
– Kameraman/Fotograf/Dizajn
– Redaktorë gjuhësor
– Hartues projektesh
– Marrëdhënie me Publikun
– Marrëdhënie me Jashtë
– Arte figurative

 

Në kriteret e kërkuara përmendet se kandidatët duhet të kenë të paktën një diplomë Bachelor dhe të jenë të motivuar për të kontribuar në zhvillimet e projekteve të rëndësishme arkivore dhe kulturore.

 

Më datën 27 dhjetor 2024 rreth 50 aplikantë paraqiten para institucionit të DPA-së për të dhënë intervistën, ku ndër të tjera u vu re edhe një mungesë e theksuar organizimi nga ana e institucionit, i cili nuk kishte vendosur orare fikse për secilin kandidat apo grup kandidatësh, por kjo “kope” aplikantësh u vu në pritje para dyerve të DPA-së duke pritur tre ose katër orë në oborr, ashtu si dikur prisnin në radhën e qumështit.

 

Nuk mjafton me kaq, por gjatë intervistës drejtori i DPA-së, Ardit Bido, personalisht i ngarkoi aplikantët me “detyra shtëpie” që do të thotë se secili prej tyre ose një pjesë prej tyre duhet të realizonin një skalet podkasti ku thekson sjelljen e një teme të thjeshtë, jo të komplikuar nga historia, pra shkurt diçka që shitet, një reels dhe një postim, të cilat kandidatët duhet t’i dërgonin brenda një afati dy ditorë para se të merrej vendimi final për pranimin apo jo pranë DPA-së.

 

Me të drejtë 50 personat (ndoshta më shumë apo më pak) që kanë aplikuar kërkojnë paraqitjen e listës së aplikantëve dhe cilët janë fituesit nga lista, pasi rezulton se shumica e të pranishmëve kanë marrë një e-mail refuzues për pozicionet e mësipërme. E habitshme është edhe sesi mund të marrin përgjigje të njëjtë edhe aplikantët të cilët nuk e zhvilluan intervistën (duke ditur që këto janë procese që kalojnë përmes fazave) për shkak të orëve të gjata të pritjes!

 

Ndaj paraqitja e fituesit apo fituesëve shërben jo vetëm si një formë transparence nga ana e institucionit, por edhe kuptojmë nëse ndiqen sadopak rregullat e meritokracisë në tregun e punës. Gjithashtu shuhen dyshimet se ky njoftim (si shumë të tjerë) nuk është një “show” parazgjedhor për të treguar se administrata është një derë e hapur për të rinjtë dhe aq më pak nuk është një “tharje truri” brenda institucionit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ONJEA PARKET në Sarandë 𝟮𝟬-𝟯𝟬% ulje për çdo parket laminat dhe inxhinierik
Qytetarja denoncon: Bashkia Sarandë po na fut në konflikt – VIDEO
Dream Hotel Saranda kërkon të punësojë staf për periudhën 1 Prill – 1 Nëntor
Agjensia turistike ITA Saranda kërkon të punësojë punonjës për sezonin turistik
Rama në Sarandë: Rrugët me mozaik do të kthehen në shëtitore – Pa makina dhe pa parkim
Aktivistja e PS denoncon skemën korruptive në Ksamil: Kontrata fiktive për të mbajtur monopolin e plazheve!

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.