A e dini se qindra turistë vizitonin Butrintin edhe në vitet ‘30? Dokumenti që njoftonte ardhjen e 400 të huajve

16/07/2311:40

Shperndaje:

Butrinti ka qenë e mbetet siti arkelogjik më i famshëm në Shqipëri, me vizitueshmërinë më të lartë dhe një ndër reklamat më të forta të Shqipërisë turistike.

Por a e dini se qindra turistë vizitonin qytetin e lashtë të Butrintit në vitet ‘30?

Nga Arkiva e Shtetit zbulohet se në vitin 1935 Zyra Turistike nëpërmjet shkresës bashkëlidhur, njoftonte ardhjen e 400 turistëve të huaj për të vizituar gërmimet arkeologjike të Butrintit.

Po ashtu, jepeshin udhëzimet e duhura për lehtësimin e masave për pritjen e turistëve dhe përjashtimin e tyre nga taksat e qytetit.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.