553 raste të reja me Covid, në Sarandë 12 raste

25/12/2017:33

Shperndaje:


Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 553 raste pozitive dhe 9 viktima nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2184 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 553 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
230 raste në Tiranë, 46 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Vlorë, 23 ë Durrës, 16 në Elbasan, 15 në Lezhë, 14 në Korçë, 13 në Lushnje, 12 në Sarandë, 10 në Gjirokastër, 9 në Berat, 8 në Kamëz, nga 7 raste në Pogradec, Dibër, 6 në Krujë, nga 5 raste në Librazhd, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Kuçovë, nga 3 raste në Kukës, Has, Përmet, Bulqizë, Memaliaj, Klos, Gramsh, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Pukë, Delvinë, Tepelenë, Fushë Arrëz, Peqin, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Shijak, Vorë, Patos, Cerrik, Këlcyrë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zjarr në periferi të fshatit Finiq, flakët rrezikojnë Parkun Arkeologjik – VIDEO
By Pass-i i Sarandës: hapet procedura e ndërtimit – VIDEO
Orion Rental & Exchange në Sarandë kërkon të punësojë Punonjëse Zyre
Restaurant Horizonti në Borsh kërkon Zgarist, Banakier dhe Kamarier. Ofrohet akomodim
Fast Food Geri në qendër të Sarandës kërkon mjeshtër për sufllaqe
Bar Lulishte Butrinti në Sarandë një tjetër alarm për një godinë me histori të rrallë – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.