50-vjeçarja mohon se ka rrëmbyer 12-vjeçarin nga Bathorja: E ndihmova, i dhashë bukë

Policia e Sarandës ka arrestuar 50-vjeçaren Bukuroshe Muarremi, pasi akuzohet se do të trafikonte 12-vjeçarin me iniciale R.T.

Policia në një komunikatë tha se 12-vjeçari do të shfrytëzohej për të kërkuar lëmoshë në bulevardin kryesor të qytetit të Sarandës gjatë muajve të verës.

Por, 50-vjeçarja nuk ka pranuar akuzën, por ka deklaruar para oficerëve të policisë se kishte për qëllim të ndihmonte të miturin.

12-vjeçari u denoncua i zhdukur dy ditë më parë nga familja e tij në Bathore të Tiranës dhe u gjet një ditë më parë në qytetin bregdetar nën shoqërinë e 50-vjeçares.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë