35-vjetori i OMONIA, kërkohet Referendum për zgjedhjen e përfaqësuesve – VIDEO
35-vjetori i OMONIA, kërkohet Referendum për zgjedhjen e përfaqësuesve – VIDEO
Riorganizimi i minoritetit etnik grek, bashkimi në një platformë të përbashkët për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe promovimi i vlerave të komunitetit në kushtet e reja politike, sociale dhe ekonomike ndërkombëtare, ishte qëllimi i takimit të zhvilluar mesditën e kësaj të diele në Sarande, takim qe perkonte edhe me 35-vjetorin e themelimit te organiyates OMONIA.
Takimi u organizua nga kryetari i Partia Mega, Lefter Nika, mjek ortoped pranë spitalit të Sarandës. Në të morën pjesë një numër i konsiderueshëm përfaqësuesish të minoritetit grek nga zonat e banuara prej tyre, kryesisht nga Finiqi dhe fshatrat përreth, por edhe minoritarë që jetojnë në qytetin e Sarandës.
Takimi kishte në thelb nevojën për një riorganizim të thellë të komunitetit minoritar. Pjesëmarrësit që morën fjalën u ndalën te problematikat aktuale të minoritetit grek në Shqipëri, por edhe te nevoja për një formë të re përfaqësimi, më gjithëpërfshirëse dhe më demokratike.
Në një prononcim për mediat, kryetari i Partisë Mega, Lefter Nika, theksoi se një nga arsyet kryesore të këtij takimi është nisma për krijimin e një referendumi demokratik, përmes të cilit vetë komuniteti të zgjedhë përfaqësuesit e tij.
“Një nga arsyet kryesore që jemi sot këtu është bashkimi në një referendum demokratik, me qëllim që populli të zgjedhë anëtarët e tij. Jo siç ka qenë më parë, që të zgjidhej vetëm një kryetar, por të zgjidhet një bashkësi prej rreth 300 vetash, të cilët do të formojnë të gjitha procedurat dhe vendimmarrjet”, u shpreh Nika.
Ai bëri me dije se për këtë riorganizim janë njoftuar edhe Omonia dhe PBDNJ, ndonëse përfaqësuesit e tyre nuk ishin të pranishëm në takim.
“Një epokë e re për minoritetin grek në Shqipëri”
Në intervistën e zbardhur, Lefter Nika e cilësoi këtë nismë si një moment simbolik për nisjen e një epoke të re për minoritetin etnik grek në Shqipëri.
“Nga sot mund të fillojë një kohë e re për minoritetin etnik grek. Qëllimi ynë është që njerëzit tanë, kudo që ndodhen, të riorganizohen mbi një bazë të gjerë dhe të nxjerrin në pah vlerat e tyre, për të krijuar një komunitet me fuqi reale dhe përfaqësim të ndershëm”, deklaroi ai.
Sipas Nikës, struktura e re prej 300 përfaqësuesish do të kontrollohet drejtpërdrejt nga vetë komuniteti dhe çdo vendimmarrje e rëndësishme do të kalojë përmes referendumit, duke shmangur përqendrimin e pushtetit te një individ i vetëm.
Mungesa e Omonias dhe hapat e ardhshëm
I pyetur për mungesën e drejtuesve të Omonias në takim, Nika e cilësoi atë si një rastësi, duke shprehur bindjen se në vijim do të ketë bashkim të të gjitha strukturave.
“Ne duam që kjo nismë të vijë nga populli dhe jo nga individët. Është një detyrë që e kemi ndaj brezit të ri”, u shpreh ai.
Sa i përket hapave të ardhshëm, kreu i Partisë Mega tha se fillimisht do të ndërtohen strukturat organizative dhe do të kërkohet mendimi i gjerë i komunitetit, për të çuar më pas procesin drejt referendumit.
Duke folur për shqetësimet kryesore të minoritetit grek, Lefter Nika renditi ruajtjen e gjuhës, çështjen e pronës dhe mungesën e lidhjes mes anëtarëve të komunitetit.
“Aktivitetet politike po vyshken, komuniteti është i shpërndarë dhe mungon besimi. Duhet të krijojmë një gjallëri të re, diçka ndryshe nga ajo që ka qenë deri tani. Reformimi i shoqërisë sonë është thelbësor për të ardhmen”, përfundoi ai.
Takimi në Sarandë shënon kështu një përpjekje të re për riorganizimin e minoritetit grek në Shqipëri, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të materializohet kjo nismë në strukturë konkrete dhe bashkëpunim mes aktorëve politikë e shoqërorë të komunitetit.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Suvenire nga Saranda
11/01/2616:49
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
11/01/2616:49
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
11/01/2616:49
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
11/01/2616:49
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
11/01/2616:49