

Nesër borë dhe shi, përfshihet edhe Rajoni i Sarandës


Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se ditën e nesërme dhe në vazhdim, pritet një përkeqësim i motit, që do të shoqërohet me ulje temperaturash dhe reshje intesive shiu dhe bore. Sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) moti, në të gjithë territorin e vendit, pritet të jetë me reshje shiu dhe bore, të cilat do të shoqërohen me ulje të theksuara të temperaturës. Për pasojë të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rurale në lartësinë mbi 200 m mbi nivelin e detit, do të preken nga bora dhe ngricat. Sipas buletinit të IGJEUM, reshjet e borës pritet të nisin nesër në mëngjes, por në lartësi mbi 700m. Një ditë më pas të shtunën, me 16 janar pritet të bjerë sasia më e madhe; në Qendër dhe në Jug mbi 300 m, ndërsa në Veri edhe në 200 m. Rrethet që pritet të preken nga dëbora deri në fund të ditës së shtunë janë kryesisht në rajonet lindore të vendit, nga veriu në jug. Për t’u paraprirë situatave të vështira e problematike, MPB ka udhëzuar prefektët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal që të marrin masat e duhura, sidomos në drejtim të mirëmbajtjes së akseve rrugore duke inspektuar gatishmërinë e mjeteve, forcave, si dhe depozitimin e granileve dhe kripës në segmentet problematikë. Ministria e Brendshme thotë se janë porositur edhe autoritetet vendore që të mbikëqyrin punën e subjekteve të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të koordinojnë veprimet me grupet e ngritura nga prefekti.
Sipas parashikimeve, akset rrugore që mund të preken nga bora dhe ngricat në rajonin tonë janë:
18-Memaliaj-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë;
19-Gjirokastër- Qafë Gjashtë- Sarandë;
20-Vlorë-Llogara-Himarë -Sarandë si dhe të gjitha akset rurale që komunikojnë me këto akse rrugore.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Pas dështimit për shitjen e KS Butrinti, ish-lojtarë dhe sportdashës krijojnë Shoqatën “Butrinti”
14/01/1622:30

Një muaj më parë kishte djegur një automjet, sot dogji veten me benzinë
14/01/1622:30

I vë flakën vetes me benzinë përpara spitalit të Delvinës, transportohet në spitalin e Sarandës
14/01/1622:30

PROKURORIA SARANDË SEKUESTRON 679M2 TOKË TRUALL NË ZONËN TURIZËM-KANAL I ÇUKËS
14/01/1622:30

Adrian Gurma: Deri tani nuk ka patur kërkesa për plazh nudo në Sarandë, por në të ardhmen mund të bëhet
14/01/1622:30

Goditet në kokë duke notuar në pishinë, tranportohet drejt spitalit në Tiranë
14/01/1622:30

Brenda pak ditësh paraburgimi i Sarandës do të mbyllet, zbardhet shkaku dhe vendi ku do të tranferohen
14/01/1622:30

NJOFTIM PUNËSIMI NË “ASI ROOFTOP HOTEL & RESTO-LOUNGE”
14/01/1622:30

VIDEO – Varrezat e Shën Vasilit përfshihen nga zjarri
14/01/1622:30

NJOFTIM PUNËSIMI NË HOTEL & RESTORNT NË SARANDË
14/01/1622:30






Rezervime

Vila Alvin, Apartament 1+1
14/01/1622:30

The City View Penthouse
14/01/1622:30

Apartament Ksamil 1+1
14/01/1622:30

Apartament Ionian Saranda Sea
14/01/1622:30

Apartament në qendër të Sarandës, pranë Shëtitores
14/01/1622:30
Suvenire

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
14/01/1622:30

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
14/01/1622:30

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
14/01/1622:30

Suvenire nga Saranda
14/01/1622:30

Suvenire nga Saranda – Shegë
14/01/1622:30




