
Festohet Dita e Ujit te Bekuar ne Sarande
Festohet Dita e Ujit te Bekuar ne Sarande
Besimtarët ortodoksë në Sarandë kanë festuar sot Ditën e Ujit të Bekuar, e njohur ndryshe si “Theofania”. Kjo festë kremtohet duke hedhur kryqin në ujëra të rrjedhshëm, kryesisht në lumenj apo liqene. Por ndryshe nga qytetet që kanë liqene apo lumenj Saranda tradicionalisht hedhjen e kryqit e zhvillon në detin Jon. Festa e ujit të bekuar personifikon pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan, nga Gjon Pagëzori.
Ceremonia e hedhjes së kryqit në det nisi me meshën e mbajtur në kishën e Shën Harallambi nga Mitropoliti i Gjirokastës Despot Dimitri ku besimtarët ortodoksë i uruan njëri-tjetrit paqe dhe harmoni në familje. Më pas besimtarët u zhvendosën në zonën e ujit të ftohtë ku u be edhe hedhja e kryqit në det. Mes disa të rinjve që u hodhën në det për të marrë kryqin duke sfiduar temperaturat e ulëta ishte Kristaq Qose, i cili ishte edhe njeriu që arriti ta kapte atë. Shumë banorë në qytetin e Sarandës dhe fshatrat përreth u bene pjesë e ceremonisë së përvitshme, tanimë, e cila organizohet çdo datë 6 janar.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
06/01/1613:04

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
06/01/1613:04

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
06/01/1613:04

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
06/01/1613:04

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
06/01/1613:04
