24 vjecari vret 8 persona, zhduku 2 familje


Masakër me armë zjarri në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Tetë persona janë qëlluar për vdekje duke regjistruar kështu ngjarjen më të rëndë kriminale në vendin tonë, ndërsa raportohet edhe për disa të plagosur. Autori i kësaj ngjarje është një 24-vjeçar i identifikuar si Ridvan Zykaj. RENEA, FNSH, DELTA FORCE blindojnë fshatin.
Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen duke deklaruar se autori i kësaj ngjarje është një 24-vjeçar. Ai ka qëlluar me breshëri në drejtim të tetë personave, nga të cilët 6 kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerë rrugës për në spital. Fshati Resulaj ndodhet rreth 60 minuta larg Bashkisë Selenicë.
“Shqiptarja.com” mëson se shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet të ketë qenë një konflikt pronësie mes dy fiseve. Mësohet se Banorët e fshatit dhe dy fiset e përfshira në sherr, ishin mbledhur për t’i dhënë zgjidhje pretendimeve, por i riu ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë. Burime thanë se autori dyshohet me probleme mendore.
RENEA dhe FNSH: Do hapim zjarr nëse autori nuk dorëzohet
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE. Autori është ende në gjendje të lirë dhe i armatosur, ndërkohë që vijojnë kontrollet nga toka, ajri dhe deti. RENEA-s dhe FNSH i është urdhër që t’i përgjigjen me zjarr 24-vjeçarit i cili është një rrezik permanent edhe për jetën e efektivëve, pasi ka kryer masakrën me tetë të vdekur pak minuta më parë në qendër të fshatit Resulaj të Selenicës

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.