2 ditë pas protestës së taksistëve vjen reagimi i Policisë Bashkiake Sarandë

2 ditë pas protestës së taksistëve vjen reagimi i Policisë Bashkiake Sarandë

Pas protestës 2 ditë më parë nga taksistët përpara bashkisë Sarandë, ka ardhur reagimi i institucioneve. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia Bashkiake ka ndërmarrë një aksion kundër informalitetit në tregun e taksive dhe konkurrencës së pandershme.

2 ditë pas protestës së taksistëve vjen reagimi i Policisë Bashkiake Sarandë

 

Aksioni nisi në orën 05:00 të mëngjesit dhe synon të ndalojë operimin e taksive të palicencuara, si dhe të ndalojë taksi nga bashki të tjera që të marrin pasagjerë apo të punojnë në Sarandë pa leje të rregullt. Kjo ishte një nga katër kërkesat kryesore të protestës së taksistëve, të cilët 2 ditë më parë shprehën pakënaqësitë e tyre para godinës së bashkisë.

 

Taksistët kanë kërkuar që Policia Bashkiake dhe institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për të rregulluar tregun, duke eliminuar konkurrencën e pandershme që, sipas tyre, po dëmton ata që operojnë ligjërisht.

 

Ende mbetet për t’u parë nëse ky aksion do të jetë i vazhdueshëm apo vetëm një masë e përkohshme pas protestës. Saranda Web do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet e mëtejshme mbi këtë çështje.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë
Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë
Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Lexoni më shumë
Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.