19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë të braktisur në fshatin Nivicë, në territorin e Bashkisë Himarë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë kryer veprimet e para hetimore pasi, në orët e para të mëngjesit të datës 4 prill 2026, shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë kanë njoftuar për trupin e pajetë.
Viktima është identifikuar si shtetasi H. O., 19 vjeç, banues në Menia, Egjipt. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se i riu mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Trupi i 19-vjeçarit është transportuar në morgun pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.
Materialet procedurale janë referuar në prokuroritë kompetente për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
05/04/2613:32
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
05/04/2613:32
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
05/04/2613:32
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
05/04/2613:32
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
05/04/2613:32