17-vjeçari vodhi automjetin në Mursi, kapet duke bërë xhiro në Gjirokastër

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Mursi, Konispol, ishte vjedhur një automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes. Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se autori ishte larguar me automjetin e vjedhur në drejtim të Gjirokastrës, kanë shkëmbyer informacionet me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Si rezultat i bashkëpunimit mes shërbimeve të Policisë të dy komisariateve, është kapur në flagrancë në Gjirokastër, duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin që kishte vjedhur në fshatin Mursi, shtetasi E. B., 17 vjeç, banues në Librazhd, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjeve.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, si bashkëpunëtor në një vjedhje të kryer në një banesë në Elbasan, më datë 15.11.2023.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.