168 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

26/08/2014:26

Shperndaje:


168 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në vend. Në total janë kryer 878 testime, ndërsa lajmi i mirë është se betejen me COVID-19 e kanë fituar 102 persona, duke e çuar në total numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në 4633.
Fatkeqësisht në 24 orë kanë humbur jetën katër persona, një 55 vjeçare nga Tirana, një 62 vjeçar nga Lezha, një 63 vjeçar nga Librazhdi, një 85 vjeçar nga Elbasani, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 164 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Butrint – Korfuz”: 11 vite traditë, gara që bashkon sportin me historinë
Saranda gjallërohet nga Panairi i 13-të i Suvenireve – VIDEO
Supermarketi Your Market kërkon Arkëtare, Punonjëse bulmeti dhe fruta perimesh
Ndahet nga jeta Prof. Agim Bido – mjeshtri i kostumografisë shqiptare
Ksamil – Në pranga 4 punëtorë, shpallet në kërkim personi që i punësoi
Sarandë – 71-vjeçari shpallet në kërkim pas akuzave nga një 19-vjeçare për ngacmim seksual

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.