Vidhen 3 dyqane në fshatin grek në kufi me Konispolin, policia shqiptare në këmbë

09/04/189:47

Shperndaje:


Një seri vjedhjesh u regjistruan mëngjesin e së hënës në fshatin Asproklisi të Thesprotisë, pranë kufirit me Shqipërinë.
Dy autorë të panjohur kanë vjedhur me  thyerje dy kafene, si dhe një furrë në qendër të fshatit.
Lëvizjet e tyre janë regjistruar nga një kamera sigurie pamjet e së cilave po analizohen nga policia greke.
Mësohet se autorët kanë arritur të marrin një shumë prej  rreth 400 € nga tre dyqanet ku ndodhi vjedhja.
Një hetim për identifikimin e autorëve kryhet nga Departamenti i Sigurisë të Policisë së Thesprotisë, e cila ka njoftuar edhe kolegët shqiptarë pasi dyshohet se autorët ishin shqiptarë dhe eventualisht pas vjedhjes janë larguar drejt kufirit shqiptar.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel DINE në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
MARISOL Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare. Ofrohet Akomodim
Bar–Restorant “Fantastik” në Sarandë kërkon Pjatalarëse
Besimtarët myslimanë në Sarandë falin Namazin e Kurban Bajramit – VIDEO
Bashkia Sarandë hap tender mbi 300 mijë euro për rehabilitimin e terreneve sportive në pesë shkolla
Blue Pearl Restaurant në Sarandë kërkon Pjatalarëse dhe  Sallatiere

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.