Saranda Dhe Delvina vijojnë pa asnjë rast me Covid, 108 raste në Shqipëri

23/07/2014:10

Shperndaje:


=============
Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen e koronavirusit nw 24 orwt e fundit, një 77 vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera.
Vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, megjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.
=============

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.