Rama mbledh kryebashkiakët: Ju duhet të na shtoni votat për mandatin e tretë

03/09/2011:39

Shperndaje:


Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fushatën zgjedhore.
Pas takimit me grupin parlamentar, kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e së enjtes kryetarët e bashkive.
Takimi pritet të zhvillohet sërish në qytetin e Elbasanit ndërkohë në fokus të takimit do të jenë porositë për kryebashkiakët socialistë për të siguruar votat e mjaftueshme për një mandat të tretë për Partinë Socialiste.
Në fokus të diskutimeve do të jetë edhe zhvillimi i Asamblesë së Përgjithshme të PS-së.
Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri raporton se Asambleja ishte parashikuar që të mbahej në datën 4 shtator, por ajo është shtyrë. Si data paraprake është caktuar fillimisht 11 shtatori.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të prodhojë takimi i pasdites së sotme. Kujtojmë që takimi i dy ditëve më parë i deputetëve me kryetarin Edi Rama u mbyll me një paralajmërim të fortë, se nëse nuk japin gjithçka për të siguruar votat për PS nuk do të jenë në formacionin e ardhshëm.
Nuk dihet ende nëse tonet do të jenë po kaq të ashpra dhe për kryebashkiakët socialistë, raporton Report Tv.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 – VIDEO
12-vjeçarja konsumon një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës
Shërbimet online po rëndojnë kostot mbi qytetarët më të pambrojtur
Restorant Primavera kërkon Picajol për punësim vjetor. Ofrohet akomodim
Flakët që përvëluan vendin: Delvina, Finiqi dhe Konispoli llogarisin dëmet
Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin, Saranda do të shtrihet deri në Borsh

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.