Rama: Jemi në luftë, por energjinë elektrike do e paguani. Ndryshe nuk fitohet lufta

27/03/2014:59

Shperndaje:


Kryeministri Edi Rama ka theksuar se në këtë situatë të vështirë qeveria fal kamatëvonesën për energjinë elektrike por jo pagesën e faturës mujore. Shefi i qeverisë fton të gjithë qytetarët shqiptarë që si çdo muaj të paguajnë energjinë që konsumojnë, pasi mospagesa do të kishte një efekt shkatërrues në arkën e shtetit.

“Unë nuk do të lë gur pa luajtur e gjë pa bërë për t’i ardhur në ndihmë të gjithëve, kjo është detyra imë, por dreqi e mori futeni mirë në kokë të gjithë që jemi në luftë. Jemi në luftë dhe secili duhet të shtrëngohet. Qeveria mbahet me kontribute, me kontribute nga secili sipas asaj që i takon, pagesa detyrimesh e taksa, jo më dëshira a më dokrra rrjetesh sociale. Për shembull ne falëm kamatëvonesat, i falëm se jemi në luftë, përndryshe kurrën e kurrës unë nuk do ta pranoja logjikën e faljes së tyre!
Por kjo kuptojeni, e dobëson OSSHE nuk e forcon dhe nëse këtë goditje në financat e saj, kompania që ju sjell dritat në shtëpi mund e duhet ta mbajë, për të lehtësuar të gjithë njerëzit sidomos ata më në nevojë, mos pagesa e dritave e rrëzon përtokë sistemin tonë elektroenergjitik, duke krijuar një efekt shkatërrues zinxhir në arkën e shtetit.
Kjo do të na e bënte të pamundur jo fitoren, po edhe mbarimin e kësaj lufte pa përfunduar të vrasim njëri tjetrin, dukë rënë në një gropë të zezë, në një gropë të zezë për shkak se nuk ndajmë si duhet atë që i takon shteti dhe atë që i takon individit.

Pra motra e vëllezër, një për të gjithë ë të gjithë për një ose konkretisht, shteti për të gjithë sa të mundet, secili për shtetin sa i takon, nuk ka rrugë tjetër”, tha Rama.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.