Qytetarët ankohen se paguajnë ujin afrofe, ndërkohë që matësat vazhdojnë të regjistrojnë

Qytetarët ankohen se paguajnë ujin afrofe, ndërkohë që matësat vazhdojnë të regjistrojnë.
Një qytetar që banon në Lagjen nr. 4 të Sarandës nëpërmjet Saranda Web shpreh ankesën se ndërkohë që në  linjat e tyre të ujësjellësit janë instaluar matësat, ujin vazhdojnë ta paguajnë afrofe.
Shqetësimi bëhet shumë serioz, pasi qytetari ndërkohë që vazhdon të paguaj afrofe, matësi i ujit vazhdon regjistrimin dhe do të jetë i detyruar ta paguaj ujin për herë të dytë.

Megjithëse qytetari shprehet se shqetësimin e ka paraqitur prej kohësh, asgjë nuk është marrë në konsideratë deri tani.

loading...
loading...