Promovohet libri “Mozaik noti në Sarandē” i Xhorxhi Vasili

18/11/1713:48

Shperndaje:


Ditën e shtunë paradite, në ambientet e hotel “Lindi” në Sarandë, u promovua libri i ri “Mozaik noti në Sarandë” i autorit Xhorxhi Vasili. Pas çeljes së veprimtarisë u shfaq një dokumentar ku personalitete të njohur të sportit shqiptar japin vlerësime për notin e Sarandës. Në mbi 500 faqe ndeshesh me emra të pafund, kampionate radhazi të të gjitha viteve, ekipe anë e kënd Shqipërisë, episode, kthesa, pse jo edhe dështime, por të shumtën suksese protagonistësh, në thelb një kujtesë e tërë kombëtare-çka në një mënyrë ose në një tjetër, e bëjnë këtë libër enciklopedinë e parë të notit shqiptar. Kjo mbase është dhe vlera unikale e librit.
Në fund presidenti i FSHN Agim Çiraku, presidenti i KOKSH Viron Bezhani, kryetarja e Bashkisë Florjana Koka dhe drejtori i klubit
shumësportësh “Butrinti” Fuat Karalliu dorëzuan medalje dhe diploma për shumë figura të shquara trajnerësh e notarësh ndër vite.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

CIBO & VINO Italian Restaurant and Coffee në Sarandë kërkon staf
Kep Merli Resort & Residences kërkon të punësojë Sanitare
COFFEE BAR BOLENA në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier/e
Pas muajsh izolimi – banorët hapin rrugën drejt Parkut Arkeologjik në Finiq
NEMESIS HOTEL në Sarandë kërkon 2 Sanitare dhe 2 Recepsioniste
Tha se kryetari dhe 18 punonjës janë me SIDA: prodedohet penalisht, Policia i merr telefonin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.