Dhunoi punonjësin e OSHEE-së dhe i mori automjetin e kompanisë, arrestohet nga Policia

Dhunoi punonjësin e OSHEE-së dhe i mori automjetin e kompanisë, arrestohet nga Policia. Një 31-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se dhunoi një punonjës të OSHEE-së dhe i mori automjetin e kompanisë.

 

 

Sipas njoftimit të Policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, finalizuan operacionin e koduar “Thirrja”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i një shtetasi 31 vjeç, banues në fshatin Vanë.

 

Policia bën me dije se i riu u kap vetëm pak orë pasi një punonjës i OSHEE-së kallëzoi se ishte dhunuar dhe se autori i kishte marrë automjetin e kompanisë.

 

Gjithashtu, sipas njoftimit të Policisë, automjeti u gjet dhe iu rikthye subjektit në zbatim të urdhrit të prokurorit. Ndërsa gjatë kontrollit fizik ndaj 31-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

 

“Sipas familjarëve, 31-vjeçari po kalon një periudhë të vështirë psikologjike, të shoqëruar me ankth dhe depresion. Ata pretendojnë se veprimi është kryer në një gjendje të rënduar emocionale dhe pa qenë plotësisht i vetëdijshëm për pasojat.”. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.