Përshkallëzohet konflikti në PD Sarandë, Hariz Mema kërcënon me jetë një tjetër demokrat

11/04/1611:18

Shperndaje:

Një anëtar i PD në Sarandë dhe njëkohësisht avokat me profesion pretendon se është kërcënuar me jetë nga kryetari i degës së Sarandës Hariz Mema.
Kryetari i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema, është kallëzuar penalisht nga shtetasi Julian Sinomati. Ky i fundit është kërcënuar me jetë nga kreu demokrat në Sarandë, pas një debati të fortë në rrjetet sociale.
Gjithcka ka ndodhur pas publikimit te një fotoje nga avokati Spiro Vaso, foto e cila nxorri në dritë pjesëmarrjen e vogël të demokratëve në mbledhjen e prezantimit të programit, e cila kishte më shumë prezantues se sa dëgjues.
Kjo foto nxiti debat të fortë mes anëtarëve dhe kreut demokrat në Sarandë, Hariz Mema.
Ky i fundit ka postuar disa komente fyese tek postimi i Vasos, të cilat më pas i ka fshirë. Ai ështëkritikuar ashpër nga anëtarë të PD-së në Sarandë dhe njëri prej tyre ishte Julian Sinomati. Citynews publikoi dje debatin që degjeneroi në fyerje nga kreu demokrat.
Pas komentit të Sinomatit, Mema nuk i ka mbajtur më nervat. Ai ka telefonuar menjëherë Sinomatin dhe e ka kërcënuar me jetë.
“Ta tregoj unë ty mirë kush jam unë. Do të vras që del kundër meje si lider i PD”, kanë qenë fjalët e Memës ndaj Sinomatit, sipas kallëzimit të bërë nga ky i fundit.
Aktivisti i PD-së në Sarandë, Julian Sinomati, e ka marrë në telefon për të vërtetuar që nuk ka qenë një shaka dhe përsëri Mema is është përgjijgur: “Po me ty e kam dhe nuk më plas k… kush je dhe cfarë bën. Do të zhduk nga faqja e dheut”
Për këtë kërcënim Sinomati ka kryer një kallëzim penal në prokurori.
Gjithashtu, aktivisti i PD i ka dërguar një letër kreut demokrat, Lulzim Basha, ku i ka dorëzuar dorëheqjen me arsyen se nuk mund të bjerë në atë nivel sa të krijojë përplasje të dhunshme fizike midis individëve. Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë për të sqaruar pozicionin me kryetarin e Sarandës Hariz Mema.
Më poshtë, kallëzimi ndaj Hariz Memës dhe dorëheqja e Julian Sinomatit.
Nuk është hera e parë që kreu i PD Sarandë shfyn me arrogancë dhe mllef, madje edhe me kërcënime me jetë ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së. Thjesht ky është rasti i fundit.
hariz mema 2hariz mema 1hariz mema 3

 

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.