PD Sarandë indiferente ndaj situatës së përmbytjeve

02/12/1718:31

Shperndaje:


Megjithëse Saranda dhe zonat përreth prej 48 orësh ndodhen në një situatë të pazakontë si pasojë e përmbytjeve , nga ana e Partisë Demokratike në Sarandë nuk ka patur asnjë reagim.
Në këtë situatë ku banorët, përveç sensibilizimit të medias, kishin nevojë edhe për mbështetjen e opozitës për evidentimin dhe shkundjen e strukturave shtetërore dhe lokale për ndërhyrje  sa më të shpejtë në rastet e emergjencave apo edhe për një mbështetje qoftë edhe morale, Partia Demokratike është zhdukur.
Në faqen e saj në facebook nuk gjen asnjë rast dhe asnjë fjalë për atë që po kalojnë banorët e rrethit të Sarandës.
Duket se Partia Demokratike dalëngadalë po largohet gjithmonë e më shumë nga hallet dhe shqetësimeve të banorëve dhe kujtohet për votën e tyre vetëm ditën e zgjedhjeve, madje kur populli mendon se nuk e meritojnë votën, i etiketon si dele dhe e mallkon popullin për ta parë në ditë akoma edhe më të rënda se ditët që kaloi.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon të punësojë Ekonomiste / Faturiste
Një vajzë serbe denoncon: Më goditën me grusht pas koke në Ksamil
Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare
Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf
Ice Roll në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.