Pas publimit në Saranda Web reagon Bashkia Konispol dhe Shkolla Xarrë


Pas publikimit në Saranda Web të asaj që mund të konsiderohet si një skandal, ku nxënës të shkollës ishin përdorur nga mësuesit në një demostrim falenderimi ndaj kryetarit të Bashkisë Konispol për vendosjen e kandajës në shkollë, ka ardhur edhe reagimi. Ditën e sotme fotografitë dhe postimi janë hequr si nga faqja e bashkisë Konispol ashtu edhe nga faqja e shkollës. Fotot dhe teksti i falenderimit i ngjanin të një epoke nga e cila shqiptarët kanë 27 vjet që janë ndarë dhe që njihet si epoka më e errët e kombit shqiptar.
Foto dhe teksti që ishte publikuar:
”Dite gezimi “ishte sot per nxenesit e shkolles 9-vjecare Xarre. Kaldaja filloi punen, ngrohja eshte e pranishme ne cdo klase.Nxenesit e zhvillojne mesimin ne kushte shume te pershtatshme,shume te rehatshem pa xhupa. Shkolla jone eshte me mira ne Qarkun e Vlores,me te gjitha kushtet per nje mesimdhenie dinjitoze.
Prinder,nxeneses dhe kolektivi i mesuesve i shpreh mirenjohjen dhe falenderojne Kryertarin e Bashkise Konispol Z.Shuaip Beqiri per kete veper madheshtore!

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë