Ndryshime të papritura në PD Sarandë, Ilir Nikolla zgjidhet n.kryetar i Degës

07/01/1713:33

Shperndaje:


Ndryshime të papritura në PD Sarandë, Ilir Nikolla zgjidhet n.kryetar i Degës.
Kryesia e Partisë Demokratike dega Sarandë gjatë mbledhjes së ditës së sotme ka marrë një vendim të papritur, por jo dhe të pavend. Vendimi që mesa duket vjen i detyruar nga qendra ka të bëjë me vënien në vend të një padrejtësie dhe shkelje të balancave që ishte bërë 3 vite më parë.
Demokratët e Sarandës gjatë historisë së tyre politike kishin bërë si rregull të tyre që kandidati që dilte me vota pas kandidatit fitues për kryetar partie të ishte dhe nr. 2 i degës, por që ky rregull u shkel në vitin 2013.
Ish-Studenti i Dhjetorit Ilir Nikolla vjen në postin që i takonte vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve të 18 qershorit edhe si një kompromis për bashkimin e të gjithë faktorëve brenda dhe jashtë selisë së PD në Sarandë. ilir-nikolla

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon të punësojë Ekonomiste / Faturiste
Një vajzë serbe denoncon: Më goditën me grusht pas koke në Ksamil
Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare
Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf
Ice Roll në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.