Meta: Do shpërndaj parlamentin dhe qeverinë, policët do i çoj në burg!

21/05/2020:51

Shperndaje:


Shembja e Teatrit në kohë pandemie është tregues tepër komprometues mendon kreu i shtetit Ilir Meta, i cili paralajmëroi se nëse do nxjerrë një dekret për shpërndarjen e parlamentit, “do nxjerr dekret edhe për shpërndarjen e qeverisë”.
Me një ton të lartë dhe të ashpër, në studion e Syri tv, Presidenti Meta tha se “dekretin në atë rast do ta zbatojë populli shqiptar”.

“Unë duhet të mendoj edhe për situata të tjera se po shkojnë në situata të paparashikueshme por duhet të mendoni e ju e shoqëria civile e qytetarët, të gjithë duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë e të shpëtojmë demokracinë.

Nuk nxjerr më dekretet si 13 tetori, nëse e nxjerr do nxjerr për shpërndarjen e qeverisë e do emëroj qeverinë e s’do i çoj me këta policët e Lleshit, por do i çoj me popullin shqiptar, mbaje mend ti, por nëse populli shqiptar mendon se kjo është situatë e mirë, unë s’jam aventurier.

Unë këta policë do i çoj në burg nesër mbaje mend, se i kam identifikuar. Unë dekretet do i zbatoj me popullin herë tjetër, nëse populli s’është i gatshëm, të vish edhe ti me mua, të çojmë kryeministrin e ri në zyrë atje nëse populli përkrah një gangster kjo është një cështje tjetër, le të vazhdojë populli”, tha Meta.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon të punësojë Ekonomiste / Faturiste
Një vajzë serbe denoncon: Më goditën me grusht pas koke në Ksamil
Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare
Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf
Ice Roll në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.