Më shumë se 100 kg kanabis në duart e policisë greke

Ndiqet nje automjet qe vinte nga kufiri greko-shqiptar, kapet ne Preveze me 97.5 kg marijuane dhe 7 kg hashash cokollate.
Policia greke ka ndaluar mjetin ne Luro, Preveza.
Brenda mjetit u gjeten dhe sekuestruan 90 pako me 97 kg 582 gram marijuane dhe 17 pako me 7 kg 161 gram hashash cokollate.

Mjeti rezulton i denoncuar i vjedhur ne Preveze me 09.06.2020 ndersa targat i perkasin nje mjeti tjeter.
U sekuestrua edhe 1 celular.
Ne pranga drejtuesi i mjetit per te cilin nuk behet e ditur asnje e dhene per shkak te hetimit.