Manastiri i 40 shenjtoreve që ruan legjenda dhe histori

09/04/179:24

Shperndaje:

Manastiri i 40 Shenjtoreve, Sarande – Forty Saints Monastery është një objekt kulti  unikal për stilin e ndërtimit. Bazilika dhe manastiri i ‘40 Shenjtorëve’ që ndodhet në majën e kodrës qëndron përballë Kalasë së Lëkurësit.

Manastiri ndodhet vetëm 4 kilometra larg qendrës së Sarandës. Manastiri i 40 Shenjtorëve ka një legjendë që lidhet me 40 ushtarë të arrestuar kristianë. Ata i përkisnin Legjionit 12-të Rrufeja. Atyre u kishin vënë alternativën: O të ndërronin fenë, o të pranonin vdekjen në kushtet e të ftohtit. Pranë vendit të martirizimit nuk mungonte dhe një banjë e ngrohtë. Kjo ishte në dispozicion të atij që do të ndërronte mendje. Por ata refuzuan dhe u dënuan me tortureI detyruan të qëndronin lakuriq në të ftohtin e dimrit dhe të qelive.

Gojëdhëna e mbetur në Sarandë thotë se 30 ishin të shenjtë dhe 10 demonë, të cilëve u përket nga një dhomë e nëndheshme. Në qelitë janë zbuluar piktura murale, mes të cilave ajo e një dishepulli që vlerësohet si një nga më të vjetrat e periudhës bizantine.

Manastiri i 40 Shenjtoreve duhet të jetë ndërtuar si qendër e rëndësishme pelegrinazhi për të tërhequr besimtarët kristianë nga gjatësia e Adriatikut dhe thellësia e Ballkanit. Mendohet se kisha ka qenë funksionale deri në mesin e shek.19-të, falë kujdesjes së një komuniteti të vogël murgjish. Më past bazilika u braktis. Saranda Web


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Banorët e Tatzatit ‘detyrojnë’ HEC Sasaj të shtrojë rrugën e fshatit
20-vjeçari përfundon në prangat e Policisë pas konfliktit në familje
Reagon Kastrati: Punimet i bëjmë me Leje me firmë dhe vulë nga Edi Rama
Policia e Sarandës procedim penal për KASTRATI-n, mbush detin me inerte
BUTRINTI Real Estate kërkon të punësojë Agjent/e me eksperiencë pune
TASTE of TRADITION kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhinier/e dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.