Kryetari i FRPD Sarande Jolio Dine, cel Kuvendin Kombetar te FRPD

04/06/1612:12

Shperndaje:


jolio dine sr Kryetari i FRPD Sarande, Jolio Dine, cel Kuvendin Kombetar te FRPD. Ne takimin me rreth 2000 pjesemarres, ne prezencen edhe te Kryetarit te PD, Lulzim Basha, u votuan ndryshimet statuore ne FRPD dhe u votua Keshilli Kombetar. Saranda u privilegjua duke u perfaqesuar qysh ne celje me Kryetarin Dine. Ne fjalen e tij, Dine nder te tjera tha:
“Para më shumë se një muaji, në takimin me Kryetarin Basha, të rinjtë e Sarandës shprehen shqetësimet e tyre, duke nisur nga papunësia që ka sjellë dhe migrim e brendshëm apo emigrimin drejt vendeve të Europës të shumë të rinjve, e deri tek rrënimi ekonomik, ai i turizimit apo sistemit shëndetësor në qytet. Dyer të mbyllura, vende pune që blihen me teser apo me para e deri tek shërbime që kryhen pasi ke dorëzuar zarfin. Ristrukturimi i FRPD, i ka dhënë tjetër kuptim aktivitetit politik të Partisë Demokratike. Rivitalizimi i cdo qelize të strukturës, nga seksioni e deri tek këshilli kombëtar, në procese të njëpasnjëshme me parimet më demokratike, e ka bërë sot forumin tonë, një faktor kyc, një element të rëndësishëm të prodhimit të politikanëve dhe intelektualëve më të shkëlqyer për të ardhmen. Modeli ynë është ndryshe nga ai që kemi përballë, ne ofrojmë besim e jo zhgënjim, shpresë e jo dëshpërim. Takimet e njëpasnjëshme që Kryetari bën me të rinjtë e cdo qyteti, qyteze apo fshati, padyshim po ngjallin frymën e fitores, frymën e besimit se e ardhmja ka për të qenë më e ndritur, për të gjithë ne. Këtë e tregon masiviteti, këtë e tregojnë sytë tyre, këtë e tregojnë edhe sytë tanë sot, bashkë me zemrat që po rrahin më fortë se asnjëherë. Të rinjtë nuk stepen, asgjë nuk i ndal, shpresojnë fort tek lideri i tyre, shpresojnë fort tek Lulzim Basha. Ky është modeli, që kushdo nga ne duhet të ndjekë, ky është modeli i liderit tek të cilët të rinjtë besojnë, ky është modeli i liderit që unë dua të më qeverisë nesër dhe për këtë jam i bindur dhe mëse i sigurt, Lulzim Basha, padyshim, është Kryeministri ynë i ardhshëm ! Fitore me Partinë Demokratike ! Fitore me Lulzim Bashën !”

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.