Konispol, AKU sekuestron lopën e therur. Gjobë 2 milionë, sekuestrohet mjeti

31/05/1819:26

Shperndaje:


Inspektorët e AKU Sarandë kanë konstatuar se kafsha gjedh transportohej në një automjet në mungesë të dokumentacionit përkatës dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të një operacioni që po vazhdon ka konstatuar një shtetas që po transportonte një kafshë gjedh, lopë e therur. Sipas të dhënave dyshohet që kafsha vinte nga Greqia kontrabandë përmes kufirit të Gjelbër.
Kafsha e therur transportohej në mungesë të certifikatës veterinare dhe jashtë çdo kushti higjieno-sanitar.
Automjeti që transportonte mishin është në pronësi të shtetasit Th C, i cili u ndalua pranë kufirit më shtetin grek në Sherret të Bashkisë Konispol.
Për këto shkelje të rënda ne bazë të legjislacionit në fuqi, inspektorët e AKU-së e kanë gjobitur me masën administrative me gjobë në vlerën e 200 mijë lekëve.
Gjithashtu është marrë masa e sekuestrimit të menjëhershëm të produktit dhe mjetit transportues.
Aktualisht rasti është në proces dhe po bashkëpunohet me policinë për më tej.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.