Këngëtari nga Saranda mohon origjinën: Nuk jam nga Shqipëria por nga Vorio Epiri

30/06/167:23

Shperndaje:

I menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtarit të talentuar sarandiot Konstantinos Kufos (Personas është emri i tij artistik) pas pyetjes së një gazetari, i cili la të kuptohet se origjinën e ka nga Shqipëria . Këngëtari sarandiot u përgjigj se nuk është nga Shqipëria, por nga Vorio Epiri ! Persona Constantine ndodhej në tapetin e kuq të MAD VMA 2016 duke konkurruar si një kategori zhvillim artisti Vest New Artist.

Më pas është shprehur se “Unë kurrë nuk kam thënë se unë jam nga Shqipëria. Unë them se unë jam 100 % grek Vorio Epiri. Unë nuk e di nëse ju e kuptoni dallimin e Vorioepirit nga Shqipëria. Unë nuk kam asnjë problem me atë vend, i vlerësoj ata, dhe ata më përkrahin, por unë nuk mund të ndryshojë gjakun tim dhe rrënjët e mia janë nga Vorioepiri, 100% greke . ” Konstantinos Koufos ka lindur në Sarandë dhe në moshën 3 vjeç familja u vendos në Korfuz.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Udhëzimi për degën e PD Sarandë: Zgjidhni kryetarin e Degës deri më 31 janar
Zbulohet në Sarandë apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike
Sulm me armë zjarri nga persona të maskuar, plagosen një biznesmen dhe djali i tij
35-vjetori i OMONIA, kërkohet Referendum për zgjedhjen e përfaqësuesve – VIDEO
Qyteti antik Helikranon: misteri i madh arkeologjik i fshehur në Malçan – VIDEO
Print Stop Sarandë kërkon të punësojë Graphic Designer

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.