Kapitullimi i Italisë: Ku përfunduan mijëra tonelata ushqime të italianëve

24/11/2118:30

Shperndaje:

Lame Xhama, Mesues i Popullit ne kujtimet e tij hedh drite ne disa te verteta te pathena deri me sot:


“Me kapitullimin e Italisë fashiste, shtabi i luftës së Zonës më ngarkoi edhe përgjegjësinë e depove të ushqimeve e të materialeve që iu zunë armikut në Sarandë.
Në këto depo kishte mallra të shumta e të ndryshme, të cilat, fillimisht, u morën në dorëzim me një inventar nga një komision prej 12 vetash. Ky komision, mbasi bëri inventarizimin dhe listën e shpërndarjes, m’i dorëzoi mua që t’i shpërndaja brenda muajit shtator 1943.

Nga inventari origjinal i datës 14 shtator 1943, që kam edhe sot, në këto depo kanë qenë këto artikuj kryesorë ushqimorë: miell kv 6500 ose 650 tonë, oriz kv 1400 ose 140 tonë, sheqer kv 1200 ose 140 tonë, makarona arka 1200, kuti mishi arka 300, galeta arka 500, komposto arka 40, sapun arka 20, marmelatë kuti 30, vaj ulliri kv 150 ose 15 tonë, kafe kv 10 ose 1 ton, gjalpë kv 10 ose 1 ton, tërshërë kv 60 ose 6 ton, elb kv 100 ose 10 tonë, djathë kasher kv 100 ose 10 tonë.

Shpërndarja filloi menjëherë sipas vendeve që caktoheshin në listën e shpërndarjes. Nga shënimet dhe dokumentet e asaj kohe, nga data 14 deri 28 shtator 1943, në Kuç janë dërguar: miell kv 1200, oriz kv 1100, sheqer kv 150, djathë kasher kv 20, makarona arka 60, etj. Po ashtu, sipas dokumenteve origjinale, janë dërguar ose janë shpërndarë mallra nga këto depo edhe në zona të tjera, si në Theollogo, Delvinë, Konispol, popullit të Sarandës, Brigadës së I-rë, të V-të e të VI-të, etj.

Disa mallra nuk arritën të shpërndahen dot, sepse në Sarandë erdhën në mënyrë të befasishme forca gjermane nga Greqia, shkruan Lame Xhame në kujtimet e tij


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.